Urimi i Zonjës së Parë, Odeta Nishani

31/12/2016 00:00

Zonja e Parë Odeta Nishani ka uruar të gjithë shqiptarët për natën e ndërrimit të viteve, teksa ka postuar një foto familjare, në një ambient festiv.

Zonja Nishani shfaqet përkrah bashkëshortit, z. Bujar Nishani dhe fëmijëve, djalit Ersi dhe vajzës Fiona.

“Të dashur miq, kudo që ndodheni, në emër të familjes time, ju uroj një mbrëmje të bukur sonte në natën e ndërrimit të viteve! Gëzuar 2017!”, shkruhet në diçiturën e fotos.

Fiona shfaqet përkrah të atit, me të cilin është kombinuar edhe me ngjyrën e palltos, ndërsa Ersi përkrah të ëmës, në një foto që është bërë tek bredhi përballë Pallatit të Kongreseve.

Top Channel