Bogoljub Karic, manjati i biznesit serb është kthyer nga Rusia pas 11 vitesh ekzil.

Një nga njerëzit dikur më të pasur të Ballkanit, Karic, me origjinë nga Peja në Kosovë, është arratisur në vitin 2006 pas akuzave për manipulime miliardëshe, e konsideruar si afere politike.

Kthimi i tij në Serbi është bërë pasi akuza ndaj tij është vjetëruar. Karic ka qenë një nga figurat politike më interesante të Serbisë, një njeri karizmatik, dikur pronar mediash dhe i kompanisë më të madhe të telefonisë.

Karrierën e ka nisur në Pejë ku familja e tij merrej kryesisht me muzikë. Pas fillimit biznesit kishte arritur të rriste bizneset në mënyrë të fuqishme.

Me Karic, të gjithë kanë dashur të jenë të afërt pavarësisht qëndrimeve kundër tij. Ai ka patur edhe parti politike dhe pasuria e tij është aq e madhe sa miq të tij janë edhe njerëzit më të fuqishëm si presidenti rus, Vladimir Putin. Vetëm në Bjellorusi ka bërë projekte 4.7 milionë metër katror në ndërtime.

Top Channel