Shitje, por jo huazime, Man.United kërkon vetëm “Cash”

30/12/2016 00:00

Publiku i “Old Trafford” përgatitet t’i thotë lamtumirë disa prej yjeve në skuadër, ndoshta pas pak ditësh apo ndoshta në qershor.

Por çdo futbollist që kërkon të largohet nga Manchester United do të duhet të gjejë një sistemim të sigurt dhe jo një huazim që do të rëndojë më pas sërish në arkat e klubit të futbollit anglez.

Trajneri Mourinho ishte i qartë në apelin publik ndaj lojtarëve që nuk po gjejnë hapësira te “Djajtë e Kuq”. Nuk do të negociohet asnjë marrëveshje huazimi me asnjë klub. Martial, Morgan Shnajderlin dhe Memfis Depai mund të ndryshojnë fanelë që në startin e janarit, por tekniku portugez tha se janë refuzuar të gjithë ata pretendentë që i duan hua.

Shnajderlin kërkohet nga West Ham dhe Everton ndërsa Sevilla ka bërë hapa konkret për firmën me Martial, por vetëm nëse lirohen nga borderoja e pagave, do të largohen.

“Sam Johnstone është futbollisti i vetëm që e lejova të huazohet pasi nuk luajti asnjë minutë, dhe kishte nevojë për fushën. Nuk dua të shes lojtarë por nëse dikush mendon se nuk ka luajtur dhe do të largohet, atëherë nuk e ndalojmë dot. Por deri tani nuk kemi arritur marrëveshjet që kërkojmë”, tha Mourinho.

Top Channel