Afron “makthi” i ligave europiane

30/12/2016 00:00

Për trajnerët dhe drejtorët sportivë të klubeve të futbollit europian kjo është një lloj ëndrre e keqe me përsëritje dy vjeçare dhe në axhendë është pikërisht pas pak ditësh.

Kupa e Kombeve të Afrikës është në program për t’u zhvilluar në shtetin e Gabon nga 14 Janari deri në 5 shkurt, por ky turne do të privojë shumë ekipe nga lojtarët që konsiderohen thelbësorë për një pikë kyçe të sezonit.

Në harkun e një muaji duke konsideruar dhe grumbullimet, ekipet europiane do të detyrohen të arnojnë skemat, me shpresën se afrikanët nuk do vijnë të dëmtuar.

Në kampionatet kryesore, protagonistët e kombëtareve të Kupës së Kombeve do të mungojnë nga 4 deri në 6 ndeshje.

Top Channel