Terrorizmi, kryeministri francez: Lufta është e gjatë

30/12/2016 00:00

“Duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në një ambjent strategjik tërësisht të modifikuar dhe asnjë qeveri nuk mund të tërhiqet përpara një përgjegjësie të tillë”.

Kështu ka deklaruar kryeministri francez Bernard Cazeneuve, i cili ka theksuar se, Franca duhet të vazhdojë të bëjë zgjedhje buxhetore ambicioze dhe të qarta në favor të ushtrisë.

“Vendi duhet të mbështesë në mënyrë afatgjatë atë që është bërë në këto 5 vjet në shërbim të mbrojtjes”, ka thënë Cazeneuve.

Ai ka theksuar se ka qenë vetë presidenti i Republikës që i ka dhënë ushtrisë burimet e duhura për të realizuar misionet e tyre.
“Për herë të parë prej dekadash, efektivët tanë janë shtuar, siç dëshmon edhe buxheti i ministrisë për vitin 2017”, ka shtuar Cazeneuve.

Top Channel