Parada e babagjyshëve në Korçë, shpërndajnë ëmbëlsira për fëmijët

30/12/2016 00:00

Parada e babagjyshëve, një traditë 10-vjeçare e qytetit të Korçës, edhe këtë vit ka mbledhur dhjetëra fëmijë.

Të udhëhequr nga babagjyshi, ata kanë shëtitur në rrugët e qytetit duke shpërndarë çokollata e karamele për kalimtarët, e duke sjellë një atmosferë të gëzueshme që kulmoi edhe me një koncert festiv.

Shëtitjes së babagjyshëve i është bashkuar edhe kryebashkiaku Sotiraq Filo, i cili ka përcjellë urimin e tij për festat e fundvitit.

“Atmosferës festive në qytetin tonë i shtohet edhe parada tradicionale e babagjyshit. Ky është viti i dhjetë që organizojmë këtë paradë dhe jam shumë i lumtur e i kënaqur të jem mes kaq shumë fëmijëve të qytetit dhe jo vetëm, të veshur si babagjyshë”, tha Sotiraq Filo, kryebashkiak i Korçës.

Parada ishte një ndër aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Korçës në këtë atmosferë festive, kur qyteti vizitohet më shumë se kurrë nga turistë vendas dhe të huaj.

Top Channel