Hapet ura te “Irfan Tomini”, Veliaj: Më shumë fokus tek puna

30/12/2016 00:00

Ura tek rruga “Irfan Tomini” në kryeqytet ka përfundon rikonstruksionin dhe për kryebashkiakun Erion Veliaj është një rikuperim i investimeve të munguara në vite.

Kjo urë lidh bulevardin “Bajram Curri” me atë “Gjergj Fishta” dhe tashmë ura është tre herë më e madhe se ajo e mëparshmja, duke lehtësuar trafikun e mjeteve dhe këmbësorëve në të dy anët e lumit të Lanës.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se kjo urë ishte një tjetër projekt i lënë pezull prej 5 vitesh, por që vetëm tani mori zgjidhje duke i ardhur në ndihmë komunitetit.
 
“Siç e dini, ky ka qenë një projekt pezull prej 5 vitesh, ashtu si rruga e “Kosovarëve”, e shumë projekte të tjera të Njësisë 5. Pothuajse në çdo këmbë të urës kishte dalë një pronar që i ishte kthyer prona gjatë 8 viteve të ‘qoftë largut’ dhe na duhej të zgjidhnim disa nga këto çudirat shqiptare. Më vjen mirë që, jo vetëm kemi zgjidhur anomali të kësaj natyre, por i kemi dhënë komunitetit një urë me 4 korsi, me trotuare të mjaftueshëm. Na duhet që ta mirëmbajmë, ta ruajmë. Janë investime që bëhen me shumë pune dhe është shumë e rëndësishme që i gjithë komuniteti të ndihmojë për mirëmbajtjen e saj”, tha Veliaj.
 
Kryebashkiaku vlerësoi edhe Planin e Përgjithshëm Vendor të miratuar një ditë më parë nga Këshilli Bashkiak, ku parashikohen më shumë investime për qytetin.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel