Koalicioni qeverisës, Luan Rama: LSI, forcë serioze që u qëndron marrëveshjeve

30/12/2016 00:00

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama deklaron se partia e tij është forcë politike serioze që u qëndron marrëveshjeve, dhe sidomos atyre qeverisëse. Në një dalje për mediat, ai i është përgjigjur interesit mbi deklaratën e kryeministrit Edi Rama për koalicionin qeverisës.

“Forcë politike serioze që u qëndrojmë marrëveshjeve dhe përmbushim të gjitha detyrimet që vijnë nga marrëveshje të kësaj natyre, në mënyrë të3 veçantë nga marrëveshjet që kanë bashkëqeverisjen dhe do të vazhdojmë të punojmë me shumë seriozitet për të përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga marrëveshja e bashkëqeverisjes. LSI duke patur kredon e vetë politike integrimin europian të vendit, në të gjithë qëndrimin e vet do të orionetohet vetëm nga interesi i qytetarëve dhe integrimit të vendit. Nuk kemi asnjë arsye taktike, vetëm prioritete strategjike dhe prioriteti ynë është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha z. Rama.

Konsensusi për reformën në drejtësi dhe transparenca financiare e partisë janë arritjet kryesore të LSI në këtë vit që po lëmë tha Rama. Ai shtoi se roli konstruktiv i LSI ka qënë një konstante e pandryshuar.

“Reforma në drejtësi i hap rrugë nisjes së një procesi vital, tejet të rëndësishëm dhe që lidhet pazgjidhshmërisht me gjithë mënyrën e funksionimit të shtetit për të bërë të mundur që ne si vend aspirant për anëtarë të BE të bëjmë të mundur që drejtësia jo vetëm të jetë funksionale, po drejtësi që bën drejtësi që respekton dhe zbaton ligjin për të bërë të mundur pastaj që gjithë ky produkt të shkojë tek qytetarët siç ndodh në çdo vend tjetër të BE. Roli konstrkutiv dimensioni bashkëpunues dhe luajaliteti në gjithë zgjedhjet politike të LSI ka qënë një konstante e pandryshuar. Një tjetër arritje politike që e bën të dallueshme dhe e veçon LSI nga gjithë pjesa tjetër e politikës ka qënë vendimi për të realizuar në sytë e publikur dhe për ta bërë të aksesushëm për çdo qytetar transparencën financiare të çdo qindarke që hyn në buxhetin e LSI”, tha Luan Rama.

Rama tha se LSI do të vazhdojë të jetë forca që do të insistojë për ta kthyer në institucion dialogun, kompromisin për vendimarrjet e mëdha që kanë të bëjnë me interesat e vendit.

Top Channel