Zjarr në Lapardha, digjen 10 hektarë me pemë frutore

30/12/2016 00:00

Një zjarr i rënë për shkaqe ende të panjohura ka përfshirë një kodër të mbjellë me ullinj dhe dru frutorë në fshatin Lapardha, pjesë e njësisë administrative Otllak, në Berat.

Banorët e zonës dhanë alarmin të parët në orët e vona të mbrëmjes, kur flakët u përhapën me shpejtësi të ndihmuara  nga era.

Mjetet zjarrfikëse janë lajmëruar sipas banorëve, por kanë mbërritur me vonesë dhe kjo ka bërë që zjarri të djegë rreth 10 hektarë tokë të mbjella me pemë.

Burime nga reparti i zjarrfikëses bëjnë me dije se mjetet mbërritën me vonesë për shkak të trafikut në rrugë.

Top Channel