Skuadrat e pathyeshme në shtëpi

30/12/2016 00:00

Shumë skuadra të futbollit europian këtë sezon nuk e kanë njohur ende humbjen në shtëpi, kur ka kaluar gjysma e sezonit.

Në “Juventus Stadium”, “Olimpico”, “Allianz Arena” dhe në “White Hart Lane”, tifozët vendas kanë prevaluar gjithmonë ndaj atyre vizitorë.
Nëse analizohen 5 ligat kryesore të futbollit kontinental, si në rastin e portalit të njohur Skuoka, zbulohet se janë plot 15 ekipe që ende nuk e kanë humbur një ndeshje duke luajtur brenda mureve mike.

Juventus, Roma dhe Fiorentina në Itali kanë arritur të mbajnë bilancin pozitiv; Në Premier League, Liverpool dhe Tottenham janë të detyruar të ndjekin Chelsea në renditje. Por, nëse “Blutë” e Londrës janë rrëzuar në “Stamford Bridge”, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me ekipet e tjera në shtëpi. “Anfield Road” dhe “White Hart Lane” nuk i kanë parë ende lojtarët e tyre në dëshpërim për humbjen.

Në Bundesligën gjermane, të dhënat janë akoma më impresionuese. Plot 6 ekipe nuk kanë humbur në shtëpi këtë sezon, mbi të gjithë sigurisht Bayern Munchen, që ka lejuar vetëm 4 herë prekjen e rrjetës. Askush nuk e priste që ekipe si Leipzig, Koln, apo Hoffenheim të ishin gjithashtu të pathyeshëm kur ka kaluar gjysma e Bundesligës.

Në kampionatin francez, Paris San Germein, Marseille dhe Nice janë ekipet që gëzuan më shumë tifozët brenda. Surpriza është e dukshme me ekipin e rivierës franceze, që në shtëpi ka barazuar vetëm dy herë, duke triumfuar në rastet e tjera.

Për ta mbyllur panoramën, në Spanjë, “Bernabeu” i Realit është i pathyeshëm, në kontrast me stadiumin e Barcelonës, që është thyer këtë sezon.

Top Channel