Korçë, dhunoi nënën, në pranga 37-vjeçari

30/12/2016 00:00

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në qytetin e Korçës nën akuzën e ushtrimit të dhunës në familje. Kristaq Nuno u arrestua pasi ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij.

Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se më datë 29.12.2016, në banesë ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases E.N, 65 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Dhuna në familje”.

Top Channel