Elbasan, arrestohet 27-vjeçari, vidhte dyqanet

30/12/2016 00:00

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili dyshohet se ka grabitur një sërë dyqanesh. I arrestuari është Edor Hasanllari, 27-vjeç banues në fshatin Katundi Ri, Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Vashaj, me mjetin e tij, tip “Benz” veturë me targa AA187 ID, dyshohet të ketë vjedhur me thyerje dyqanin me artikuj të ndryshëm në pronësi të shtetasit S.S 47 vjeç.

Ky shtetas, gjatë natës në fshatin Gjocaj dyshohet të ketë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit F.B 53 vjeç. Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Peqin.

Policia vazhdon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këto ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.

Top Channel