Një statujë gjeli për Vitin e Gjelit në Kinë, nuk është asgjë e re. Risia është se statuja gjigande e vendosur para një qendre tregtare në qytetin kinez Taiyan është kopja e presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Është mëse e qartë nga është frymëzuar krijuesi i statujës, pikërisht nga flokët dhe gjestet e miliarderit njujorkez.

Statuja është bërë tashmë maskota e qendrës tregtare dhe zyrtarë të saj thanë se në të ardhmen do të nxjerrin në treg produkte që kanë lidhje me të.

Ata gjithashtu këmbëngulën se statuja s’ka asnjë mesazh politik, por thjesht është një kombinim humori, i Vitit të Gjelit dhe famës së Trumpit për përfitim financiar.

Viti i Gjelit nis në Kinë më 28 janar 2017, 8 ditë pasi pasi Trump do të betohet si presidenti i ri i SHBA më 20 janar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel