Digjet një automjet pranë tunelit në rrugën Tiranë-Elbasan

29/12/2016 00:00

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të mbrëmjes së të enjtes në dalje të tunelit në rrugën Elbasan-Tiranë.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa flakët i kanë shkaktuar dëme të mëdha automjetit.

Shkaqet e rënies së zjarrit në automjet janë ende të paqarta.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel