Karton i kuq! – VIDEO

29/12/2016 00:00

Alejandro Gomez, lojtari i Atalanta-s në Itali, është duke i shijuar maksimalisht dy javët e pushimit të fundvitit, ku së bashku me bashkëshorten e tij dhe djalin është duke pushuar në Dubai.

Futbollisti argjentinas ka postuar në internet një video nga pushimet e tij, ku ai ka bërë një ndërhyrje të ashpër ndaj djalit të tij të vogël në tentativë për t’i marrë topin. Ai ka ndërhyrë me të dyja këmbët ndaj djalit 4 vjeçar duke rrezikuar shumë ta lëndojë atë.

Menjëherë sapo ai ka postuar videon kanë vërshuar komentet ndaj tij. “Mund t’i kishe thyer këmbët”, shkruan dikush, ndërsa shumë prej komentuesve thonë se nëse kjo ndërhyrje do të ishte bërë në një ndeshje futbolli, atëherë Gomez do të ishte ndëshkuar menjëherë me karton të kuq.

Top Channel