Armëpushimi në Siri, Cavusoglu: Turqia dhe Rusia, garante të marrëveshjes

29/12/2016 00:00

Armëpushimi në Siri mori, ashtu siç meritonte, vëmendjen e menjëhershme të mediave ndërkombëtare.

Por a do të ketë ai fatin e disa nismave të ngjashme të ndërmarra për pjesë të caktuara të vendit, të cilat nuk vonuan shumë që të përfundonin në dështim? Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, është i bindur se këtë herë, gjërat do të shkojnë ndryshe sepse siç thotë ai, këtë pushimzjarri e garanton Ankaraja dhe Moska.

“Rusia dhe Turqia janë garantet e marrëveshjes mbi të cilën u punua në Ankara. Tani, nuk e dimë nëse ajo do të firmoset edhe nga Irani, por Rusia është garante”, tha Mevlut Cavusoglu, ministër i Jashtëm turk.

Cavusoglu shtoi se të gjitha grupet e luftëtarëve të huaj në Siri, përfshirë këtu Hezbollahun, do të duhet të largohen nga vendi. Nga sa njofton agjencia shtetërore siriane e lajmeve, SANA, marrëveshja përjashton shtetin Islamik, grupin e njohur dikur si fronti Al Nusra dhe të gjithë të tjerët e lidhur me të.

Top Channel