Kosovë, Prokuroria Speciale akuzon 4 persona për terrorizëm

29/12/2016 00:00

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur këtëtë enjte një aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, kundër 4 të pandehurve për veprën penale të terrorizmit.

Bëhet fjalë për shtetasit Atdhe Gashi, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, ndërkohë që për një të pestë, i dyshuari Petrit Ademi, në mungesë të provave hetimet janë pushuar.

Në aktakuzën e ngritur, ndër të tjera thuhet se të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar, me qëllim frikësimin serioz të popullsisë dhe shkaktimin e ndjenjës se pasigurisë për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, hetimet janë pushuar edhe për të ndjerin Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje që humbi jetën në qeli.

Top Channel