Vendimi i KQZ, Rama: PD shqelmon ligjin e dekriminalizimit

29/12/2016 00:00

Pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandateve të dy deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri dhe kreut të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, reagoi edhe kryeministri Edi Rama.

Me një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, shefi i qeverisë shqiptare duke iu referuar Partisë Demokratike tha se pasi u rrokanis kokën shqiptarën për dekriminalizimin e shqelmon ligjin me të parën në mbrojtje të problematikut të vet.

“U rrokanis kokën shqiptarëve për ligjin e dekriminalizimit dhe e shqelmon ligjin me të parën në mbrojtje të problematikut të vet. Shqupshqup”, shkroi kryeministri.

Top Channel