Parkimi i “Skënderbej”, në diskutim edhe depozitat e naftës në Durrës

29/12/2016 00:00

Këshilli Kombëtar i Territorit ka në diskutim 16 pika në rendin e ditës, në mbledhjen e tij të fundit për vitin 2016.

Ndër më kryesoret është dhënia e lejes Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e parkimit nëntokësor në sheshin “Skënderbej”, i cili pritet të ketë një kapacitet prej 300 vendesh parkimi.

Ky vendim vjen në të njëjtën ditë, kur në Këshillin Bashkiak të Tiranës diskutohet mes debateve të shumta edhe Plani i Përgjithshëm Vendor për kryeqytetin.

Një tjetër vendim është edhe ai i dhënies së lejes së ndërtimit për disa depozita nafte dhe benzine në zonën e Porto Romanos në Durrës, me kapacitet 3 nga 10.000 m3 për depozitim nafte dhe një tjetër me 2.000 m3 për depozitimin e benzinës.

Pesë pika të tjera të rendit të ditës kanë të bëjnë me planet e përgjithshme vendore të financuara nga USAID. Bëhet fjalë për qytetet Berat, Fier, Elbasan, Kuçovë dhe Lushnjë, të cilat i bashkohen 26 bashkive, financimi për hartimin e planit të të cilave është bërë nga Ministria e Zhvillimit Urban, duke e çuar në 31 numrin e bashkive që kanë hartuar këtë plan në vitin 2016, ndërsa pritet që në vitin 2017 të përfundojnë planet dhe për 12 bashki të tjera.

Top Channel