Vendimi i KQZ-së, ambasada e SHBA: Paralajmërim për kriminelët

29/12/2016 00:00

Vendimi i KQZ-së për mandatet e tre funksionarëve politikë është mirëpritur edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Vendimi i sotëm thuhet në deklaratë, është një fitore për popullin shqiptar dhe një paralajmërim për kriminelët.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për t’i hequr mandatet tre politikanëve, Elvis Rroshit, Shkëlqim Selamit, dhe Dashamir Tahirit, nën ligjin e dekriminalizimit. Vendimi i sotëm është një fitore për popullin shqiptar dhe një paralajmërim për kriminelët që po mendojnë a të jenë kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Zyrtarët e zgjedhur apo të emëruar që plotësojnë deklarata false duhet të ndëshkohen më gjithë forcën e ligjit. Personat me dosje penale nuk mund të kenë vend në përfaqësimin e shqiptarëve”, thuhet në postimin e SHBA-së.

Top Channel