Zhvillimi në Kinë, ura dhe hekurudha rekordesh

29/12/2016 00:00

Nga veriu në jug, pavarësisht ngadalësimit ekonomik, Kina vazhdon të mahnisë me arritjet e saj teknike. Të enjten, ura më e lartë në botë u hap për publikun, njëkohësisht me inaugurimin e dy linjave të reja të trenave super të shpejtë.

Ura është 565 metra e lartë dhe 1.34km e gjatë dhe lidh qytetin Xuanëei me provicën Shuicheng. Udhëtimi që deri dje i shkonte banorëve respektivë 4 orë, tashmë është shkurtuar me tre të tilla.

Ura kushtoi 140 milionë dollarë dhe është pjesë e një autostrade që lidh Hangzhou me Ruili. Njëkohësisht me hapjen e urës, Kina përfundoi dy linja të re hekurudhore të shpejtësisë së lartë që lidhin qytetin jugperëndimor Kunming me Shangain dhe Guanzhou në bregun lindor të vendit.

Këto hekurudha janë pjesë e një programi ambicioz që parashikon ndërtimin edhe të gjashtë linjave të tjera të tilla që i bien vendit kryq e tërthor. Plani kinez është që rrjeti i trenave të shpejtë të shtrihet në 309 mijë km deri në vitin 2020, duke ju bashkuar 150 mijë km shina që janë në përdorim aktualisht.

Hekurudha e re që lidh Kunmingun me Shangain është më e gjata e trenave të shpejtë në Kinë nga lindja në perëndim. Ajo është e gjatë 2252 km dhe mund të përshkohet në 11 orë, më pak se gjysma e kohës së mëparshem të udhëtimit.

Top Channel