Aliaj: Jap dorëheqjen po kaloi Plani, Veliaj: Hipokrizi

29/12/2016 00:00

Besnik Aliaj ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nëse kalon Plani i Përgjithshëm vendor i bashkisë së Tiranës. Por menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar edhe kreu i bashkisë Erion Veliaj. Në mbledhjen e këshillit të sotëm bashkiak po diskutohet plani, i cili po shoqërohet me debate të forta.

Veliaj shprehet se Besnik Aliaj ka përfituar nga qeveria 500 mijë euro punë në një vit, dhe e quan hipokrizi kundërshtimin e këshilltarit të djathtë bashkiak, i cili nuk ka qënë as në mbledhjen e sotme i pranishëm.

“Në qoftë se ka qenë 4 orë emision dhe ndihet i sqaruar dhe e ka sëkëlldi të vi dhe të votoj pro ky është problem tjetër, nuk mund të quhet ky kërcënim. Në qoftë se është sot konsulenti i qeverisë dhe këtë gjë që bën Boeri për Tiranën, për 400 mijë euro e bën Bensik Aliaj për Shkodrën dhe këtej shitet si opozitar dhe këtej ha bukën e qeverisë, ky është problemi i tij, nuk është problemi im. Pra, në qoftë se ju e quani këtë kërcënim, pra një njeri që është paguar më shumë sesa Stefano Boeri 400 mijë euro dhe ky është eksperti juaj kryesor, ka qenë dje 3 orë në mbledhje, nuk ka pasur asnjë hezitim”, tha Veliaj gjatë reagimit të tij në mbledhjen e Këshillit Bashkia.

Jo vetëm kaq por ai bëri të ditur se Aliaj ka qenë edhe autori i projektit të rikonstruksionit të Liceut Artistik.

Top Channel