Rei Manaj rikthehet tek Interi

29/12/2016 00:00

Aventura e sulmuesit shqiptar Rei Manaj te Pescara duket se ka ardhur drejt fundit prej pakënaqësive me trajnerin Massimo Oddo.

Pas analizës me stafin teknik, edhe drejtuesit e klubit janë bindur të mbyllin bashkëpunimin me 19-vjeçarin, i cili do të kthehet te Interi, skuadra që zotëron kartonin e tij.

Gjithsesi, qëndrimi te zikaltërit në këtë edicion nuk pritet të zgjasë për një kohë të gjatë sepse te Interi po punojnë që t’i gjejnë një tjetër skuadër talentit kuqezi, për të vazhduar karrierën në gjysmën e mbetur të sezonit.

Përveç interesimit nga skuadrat italiane, ku emri më i rëndësishëm është Empoli, tashmë për Rey Manajn vjen edhe hipoteza për një transferim të mundshëm në kampionatin spanjoll.

Mediat italiane theksojnë se disa skuadra të La Ligës mund të jenë të interesuara për shërbimet e sulmuesit. Rei Manaj u pezullua pak javë më parë nga trajneri i Peskarës, pas nje konflikti fizik në stërvitje.

Top Channel