“Apashi” fluturon drejt Kinës, bëhet lojtari më paguar në botë
29/12/2016 00:00
Sulmuesi 32-vjeçar Carlos Tevez për dy sezonet e ardhshme do të luajë me Shanghai Shenhua të Kinës.
Gjatë kësaj periudhe aktivizimi në këtë kampionat, argjentinasi do të përfitojë 80 milionë euro duke u shndërruar në lojtarin më të paguar në botë.
“Apashi” ishte kthyer në Buenos Aires në Qershor të 2015-s, pasi i dha fund aventurës 2-vjeçare të mbushur me suksese te Juventusi në Serinë A italiane.
Në aventurën e dytë te Boca Juniors, në 56 ndeshje shënoi 25 gola, duke fituar edhe dy tituj.
Skuadra argjentinase, përmes një njoftimi, sqaroi se “klubi respektoi dëshirën e futbollistit për ta vazhduar karrierën në vendin aziatik” duke i uruar edhe fat.
Top Channel