Bamir Topi: I hapur për koalicionet

28/12/2016 00:00

Nëse Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit do jetë në koalicion me forca të tjera për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kjo do të mësohet vonë, madje, siç thotë Bamir Topi, mbase në limitet zyrtare të përcaktimit të koalicioneve.

“Me siguri do të jetë kësaj radhe momenti final i skadimit të afateve për përcaktimin e koalicioneve, pasi për hir të së vërtetës skema politike në Shqipëri është shumë kaotike. Ne do të shohim jo vetëm interesat e FRD, por edhe synimet e partive të tjera. Ne duam që të krijohen koalicione politike për të mirën e Shqipërisë”, tha Topi.

Partia e Bamir Topit, në zgjedhjet e fundit, ato për pushtetin lokal në vitin 2015, u pozicionua krah Aleancës për Shqipërinë Europiane, të kryesuar nga Partia Socialiste dhe LSI.

Top Channel