Mbijetesa në shekuj e shqiptarëve dhe ruajtja e identitetit pavarësisht trysnive të shumta, për Presidentin Bujari Nishani, është arritur vetëm fal artit.

E për këtë, ai u kërkoi njerëzve të artit dhe shkencës, të mbledhur në një mbrëmje festive, që të mos rreshtin së mbajturi këtë traditë.

“Vazhdoni ta shndërroni kaosin e emocioneve të zjarrta të shqiptarëve mesdhetarë në rregull, qetësi, harmoni për të mirën e secilit dhe të gjithëve. Mos u ndalni për t’u ndeshur me sjellje dhe qasje të pamerituara ndaj jush, edhe ndaj njerëzve të thjeshtë që duan ta jetojnë jetën e tyre. Jepuni njerëzve shpresë. U thoni atyre se nëse nuk e mendojnë të ardhmen, do të mbeten pa të”, tha Nishani.

Por, kreu i shtetit nuk la pa përmendur dhe ata artistë e shkencëtar, të cilët u ndanë nga jeta gjatë këtij viti, duke u kërkuar të pranishmëve që të mbahej një minutë heshtje në nderim të emrit dhe veprës që ata lanë pas.

Top Channel