Scarlett Johansson, aktorja më e paguar e vitit

28/12/2016 00:00

2016 mund të ketë qenë një vit i keq për shumë njerëz, por Scarlett Johansson ia ka dalë shumë mirë.

Ajo ka kryesuar listën e aktorëve më të paguar të vitit, filmat e së cilës i kanë sjellë asaj rreth 1.2 miliardë dollarë fitime për 12 muajt e fundit.

Johansson ka mundur aktorët me të cilët luan në të njëjtin film “Captain America”, të cilët janë të renditur në vendin e dytë me 1.15 miliardë dollarë secili.

Në vendin e katërt renditej Margot Robbie dhe Will Smith. Ndërsa lista vijonte më tej me Amy Adams, Ben Affleck dhe Henry Cavill në vendin e 5-të, 6-të dhe 7-të. Ryan Reynolds renditej në vendin e 8-të.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel