Delawie: Nxis politikanët kosovarë të krijojnë Asociacionin

28/12/2016 00:00

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie është shprehur se politikanët serbë duhet të kthehen në Parlamentin e Kosovës dhe të përfaqësojnë interesat e komuniteteve të tyre. Gjithashtu, diplomati amerikan ka thënë se njerëzit s’duhet të flasin për njëri-tjetrin, por me njëri-tjetrin.

“Është e rëndësishme që Lista Serbe të kthehet në punët e Kuvendit dhe të angazhohet për dialog të vazhdueshëm”, ka thënë ambasadori amerikan në një intervistë për RTK2.

Delawie është shprehur gjithashtu se do të nxisë aktorët politikë në Kosovë, që të fillojnë punën për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Top Channel