Kosovë, Kuvendi voton të enjten rezolutën për murin në Mitrovicë

28/12/2016 00:00

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet gjatë së enjtes, edhe pse jemi shumë pranë festimeve për Vitin e Ri, për të vijuar seancën plenare të javës së kaluar.

Në fund të kësaj seance, e cila në rendin e ditës ka 4 pika, pritet me interes votimi i rezolutës së propozuar lidhur me ndërtimin në mënyrë ilegale të murit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Seanca pritet të nisë rreth orës 10 të mëngjesit, ndërsa veç murit pritet të votohet edhe projektligji për faljen e borxheve publike, ai për parandalimin dhe sanksionet ndaj dhunës në ngjarje sportive, si dhe votimi i raportit të Komisionit për Zhvillimin Ekonomik, Infrastrukturën, Tregtinë dhe Industrinë për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për minierat dhe mineralet.

Top Channel