Gjelat e detit rrethojnë rrugën Lushnje-Rrogozhinë

28/12/2016 00:00

Segmenti i autostradës nga Lushnja në Rrogozhinë, çdo vit në prag festash kthehet në një treg për shitjen e gjelave te detit.

Përgjatë gjithë rrugës janë të shumtë banorët e fshatrave që merren me mbarështimin e gjelit te detit, e që çdo ditë kur afron fundi i vitit dalin për të shitur shpendët afër shtëpive të tyre.

Por kjo është mënyrë tregtimi që ve në rrezik shitësit nga aksidentet e mundshme pasi automjetet lëvizin me shpejtësi në këtë rrugë.

“S’ke leverdi ta çosh në treg tjetër, kemi gjetur vendin më të përshtatshëm këtu”, thotë një shitës.

“Frikë? Normal që kemi frikë. Po ku ti çojmë. Të na japin një rrugëzgjidhje se ne nuk dimë nga të vemi”, thotë një tjetër shitës.

Shitja në buzë të rrugës shihet si e vetmja mundësi nga disa prej tyre që të shesin shpendët për të cilët kanë punuar një vit

Top Channel