Maradona: De Laurentis shet dhe gruan e tij për para

28/12/2016 00:00

Diego Armando Maradona nuk i ka kursyer kritikat ndaj dy personazheve që janë bërë protagonistë te Napoli në vitet e fundit, presidentin e klubit dhe sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain të larguar mes polemikave te Juventus.

Ish “Pibe de Oro” zvogëloi hendekun që është mes ekipit jugor dhe kampionëve të Italisë ndërsa foli gjithashtu për sfidën në Champions ku skuadra e tij e zemrës do të ketë përballë Realin e Madridit.

“Juventus nuk është më e mirë sesa Napoli. Për mua janë në të njëjtin nivel loje. Kjo ndoshta mund të ndryshojë kur skuadra e trajnerit Sarri të rikuperojë të gjithë futbollistët e dëmtuar. Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis është gati të shesë edhe bashkëshorten e tij për para. Vendimet duhet të merren në bazë të zemrës, unë zgjodha Napolin dhe Higuain vendosi për Juventusin. Kohët kanë ndryshuar pasi më parë lojtarët i tërhiqte fanela, dhe tani paratë”, tha Maradona, gjithnjë polemik në arsyetimin për blerjen e bujshme të verës.

“Do doja që superndeshja në Ligën e Kampioneve mes Napolit dhe Real Madrid të luhej sot. Kjo sepse Cristiano Ronaldo nuk është në maksimumin e formës. Në shkurt do të jenë të gjithë në kushte perfekte, si portugezi ashtu dhe Reali”, tha Maradona.

Top Channel