Kosova investon për futbollin

28/12/2016 00:00

Hapja e dyerve të mëdha me anëtarësimin në FIFA me të drejta të plota ka bërë që autoritetet në Kosovë të mendojnë edhe më shumë për futbollin.

Zbulimi i talenteve është kthyer në fokusin kryesor për akademinë Profituboll, një nga shkollat më të reja në zonën e Magures.

Shumë prej fëmijëve në akademinë e futbollit kanë ëndrra të mëdha për sportin në Kosovë, por edhe idhuj të veçantë.

Në kongresin e 66-të të FIFA-së të mbajtur në Meksikë, delegatët votuan për futjen e Kosovës në qeverinë e futbollit botëror.

Top Channel