Blushi: KQZ, gjykata e krimeve të luksit

28/12/2016 00:00

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi e quan KQZ-në si gjykata e krimeve të luksit, dhe shprehet se nëse ajo nuk heq mandatet që janë në tryezë, reforma në drejtësi nuk ka asnjë vlerë.

“KQZ kërkon kohë për tu bindur se kush është Elvis Roshi dhe të tjerët megjithëse provat e prokurorisë ishin të qarta. Sipas prokurorisë tre të zgjedhur duhet të lënë mandatet për shkak te dënimeve të mëparshme ne Europë! Partitë e vjetra që formojnë KQZ duan ti mbrojnë me procedurë mizore, të padrejtë dhe amorale.Nëse KQZ nuk heq mandatet që ka në tryezë, atëherë reforma në drejtësi ska asnjë vlerë. E kanë shtrirë,e kanë grirë,e kanë fshirë,e kanë nxirë dhe e kanë shitur lirë, me hir a me pahir. Kjo do të thotë që në Shqipëri është krijuar një gjykatë unike e cila ka të drejtë të gjykojë dhe ndryshojë vendimet e Gjykatave Europiane”, shprehet Blushi në një postim në Facebook.

Ai thotë se arkitekti i farsës në KQZ është Sali Berisha, “investitori quhet Edi Rama. Vincin e solli Lulzim Basha. Qilimat i shtroi Vangjush Dako.Xhamat i pastroi Klement Balili.Kafet i pagoi Lulzim Berisha.Biletat e parkingut i mblodhi Mark Frroku.Mijëra shqiptarë sidomos nga Kavaja, Shkodra dhe Lezha u mahnitën me shkëlqimin e saj prej ylberi!”.

Top Channel