Basha: Buxheti 2017 për qejfet e kryeministrit, jo për hallet e popullit

28/12/2016 00:00

Kreu i Partisë Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se vitin e ardhshëm do të shpenzojë plot 10 milionë euro për të financuar luksin dhe argëtimin e tij.

Nëpërmjet një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, Lulzim Basha thjotë se buxheti 2017 është për qejfin e kryeministrit dhe jo për hallet e njerëzve.

“10 milionë euro do të harxhojë kryeministri Rama në vitin 2017 për luksin e tij. Këto para do të financojnë luksin dhe argëtimin në godinën e kryeministrisë, një restorant personal, një bar personal, një sallë për konjak dhe puro, një sallë masazhi dhe fizioterapie, një sallë kinemaje, një sallë ekspozitash, një sallë basketbolli. Buxheti 2017 për qejfin e kryeministrit, jo për hallet e njerëzve”, thuhet në videon e publikuar nga z. Basha.

Top Channel