Mick Schumacher ngjitet në Formulën 3

28/12/2016 00:00

Pas dy sezoneve në Formulën 4, djali i të madhit Michael Schumacher do të garojë në Formulën 3 me skuadrën Prema.

Vazhdon me hapa të sigurtë karriera e Mick Schumacher, djalit të legjendarit Michael. 17-vjeçari Mick do të garojë vitin e ardhshëm në Formula 3, gjithmonë me njëvendëshen e skuadrës italiane Prema, me të cilën, në Formulën 4 fitoi një garë në vitin 2015, në sezonin e tij të debutimit.

“Formula 3 për mua është hapi i ardhshëm ideal. Jam i lumtur dhe mezi pres të nisë viti tjetër”, tha Mick Schumacher, i cili në vitin 2016 u rendit i dyti si në kampionatin italian, ashtu edhe në atë gjerman.

Top Channel