Klopp tallet me “përgjimin” e Guardiolës

28/12/2016 00:00

Në datën 31 dhjetor kampionati anglez ka ruajtur një nga ndeshjet më të bukura të tij: Liverpool-Manchester City. Vendi i dytë kundër vendit të tretë. Klopp kundër Guardiolës.

Trajneri spanjoll ishte i pranishëm në “Anfield” mbrëmjen e së martës për të parë nga afër takimin Liverpool-Stoke, që përfundoi me rezultatin 4-1 për vendasit.

Pas ndeshjes, gazetarët i thanë Kloppit se Guardiola kishte qenë në stadium dhe gjermani e mori me të qeshur.

“Shpresoj që të mos kemi pasur personel sigurie në stadium, në mënyrë që Pepi të ketë firmosur autografe gjithë kohës. Unë shkoja shpesh nëpër stadiume në të shkuarën, por vështirë se shikon ndeshje, pasi je duke firmosur në vend që të hedhësh sytë në fushë”, tha Klopp duke qeshur.

Top Channel