Prioriteti i Koresë së Veriut? Planet bërthamore

28/12/2016 09:40

Pasiguria politike në SHBA dhe Korenë e Jugut mund t’i ofrojë liderit koreano-jugor, Kim Jong-un kohën e duhur për të ndërtuar armë bërthamore me çdo kusht deri në fund të vitit 2017.

Kështu deklaroi një diplomat koreano-verior, i cili dezertoi në jug. Thae Yong-ho, ish-numri 2 i ambasadës koreanoveriore në Londër, tha se për shkak të procedurave politike, Korea e Veriut llogarit se fqinjët e saj jugorë dhe SHBA nuk do të jenë në gjendje të ndërmarrin aksione fizike apo ushtarake për të ndaluar zhvillimin bërtghamor të Koresë së Veriut.

Sipas Thae, Kim Jong-un nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga arsenali bërthamor, madje po nxiton në këtë drejtim duke hartuar një plan që sheh ndërtimin e armëve bërthamore me çdo kusht deri në fund të vitit 2017. Ish-diplomati koreanoverior tha se qëllimi i Koresë së Veriut është të hapë bisedimet me Seulin dhe Uashingtonin si një fuqi bërthamore dhe deri atëherë do të vazhdojë provokimet ushtarake dhe testet e armëve.

Së fundmi, Korea e Veriut miratoi një politikë zhvillimi të dyfishtë bërthamore dhe ekonomike, por është mëse e qartë se prioriteti janë armët bërthamore.

Top Channel