Kaia feston për 1 milion ndjekësit në Instagram

28/12/2016 00:00

Kaia Gerber mund ta konsiderojë vitin 2016 si vitin e suksesit të saj në mediat sociale.

Vajza e modeles së famshme Cindy Crawford arriti të martën shifrën e 1 milion ndjekësve në Instagram. Një arritje që bëhet edhe më fantastike kur mendon se Kaia është vetëm 15 vjeç.

Për të festuar këtë, Kaia postoi një foto të saj me bikini dhe me një gisht lart, që simbolizon shifrën 1 milion.

“1 milion?! Falemnderit shumë. Mezi po pres vitin 2017”, shkroi Kaia në Instagram.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel