Liverpool ruan vendin e dytë, fiton 4-1 ndaj Stoke

27/12/2016 00:00

Edhe pse fillimi i ndeshjes nuk qe ai i duhur për skuadrën e Jurgen Klopp, e cila që u gjend në dizavantazh që në minutën e 12-të me Walters që përfitoi nga pasiguria e mbrojtjes dhe portierit duke e dërguar në rrjetë topin pas një gjuajtje me kokë në shtyllën e parë, Liverpooli fitoi lehtësisht me rezultatin  4-1 ndaj Stoke City.

Miqtë e ruajtën të paprekur portën deri në minutën e 35-të kur Llallana në një kënd mjaft të prirët e dërgoi me forcë topin në rrjetë. Në fund të pjesës së parë Firminho lëvizi bukur në zonë dhe gjeti mundësinë për të goditur, me topin që pasi goditi shtyllën kaloi pas shpinës së Grant.

Pjesa e dytë foli për “të kuqtë” që  shënuan edhe dy herë të tjera fillimisht duke detyruar Imbulan ta devijonte topin në portën e tij. Ndërsa në të 70-ën Daniel Sturridge vulosi shifrat në 4-1. Liverpooli pati raste të tjera për të thelluar rezultatin, por fati dhe nxitimi në finalizim bënë që Stoke City të mos pësonte një humbje më të rëndë.

Me këtë fitore në javën e 18-të të Premier League Liverpool rimerr vendin e dytë, me vetëm 6 pikë më pak se Chelsea, e ndjekur nga Manchester City me 1 pikë më pak.

Top Channel