Trump sulmon OKB-në: Është kthyer në një kamp argëtimi

27/12/2016 00:00

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka sulmuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara, pak ditë pasi Këshilli i Sigurimit votoi rezolutën kundër kolonive të Izraelit.

“OKB-ja është kthyer në një klub për njerëzit e saj, që merren me thashetheme dhe argëtohen. Çfarë trishtimi!”, ka thënë Trump në një postim në Twitter.

Megjithatë, në këndvështrimin e tij, Kombet e Bashkuara kanë një “potencial të madh” që duhet të shfrytëzohet.

Të premten e kaluar, presidenti i ardhshëm amerikan kishte thënë se, “sa i takon OKB-së, gjërat do të ndryshojnë pas 20 janarit”, që është dhe dita kur merr zyrtarisht detyrën.

Top Channel