Deputetët e PD vizitojnë grevistët në Zharrëz

27/12/2016 00:00

Deputetet e PD të qarkut Fier, Bedri Mihaj dhe Kozma Dashi kanë vizituar këtë të martë ambjentet ku ndodhen në grevën e urisë 11 banorë të Zharrëzës.

Në deklaratën e tyre për mdiat, deputetët janë solidarizuar me grevistët duke shprehur në të njëjtën kohë se ata do t’i bëjnë presion të pandërprerë qeverisë për t’i dhënë fund kësaj situate.

Mihaj dhe Dashi, në emër të forcës që përfaqësojnë, si dhe si deputetë të këtij qarku kanë kritikuar indiferencën e deritanishme të qeverisë ndaj kësaj situate dhe mungesën e një përgjigjeje sa i përket kerkesës me 6 pika drejtuar kryeministrit Rama për t’i dhënë fund tensioneve në Zharrëz dhe daljen e 11 banorëve nga greva e urisë.

Kërkesa i është drejtuar që para 5 ditësh zyrës së kryeministrit, kanë thënë deputetët, ndërsa nga kryeministri nuk ka asnjë përgjigje për zgjidhjen e kësaj situate.

Pavarësisht kësaj heshtjeje, kanë deklaruar Mihaj dhe Dashi, në do të ngremë zërin dhe do kërkojmë pa u ndalur që të marrë fund kjo situatë në Zharrëz dhe njerëzve t’u kthehet qetësia dhe të dëmshpërblehen.

Top Channel