Presidenti Nishani dekreton “Buxhetin 2017”

27/12/2016 00:00

Pavarësisht kërcënimit të institucionit të Presidencës se, në rast se nuk miratohej ndryshimi i buxhetit me një shtesë prej 20 milionë lekësh “Buxheti i vitit 2017” do të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese, duket se shtesa e miratuar me 10 milionë lekë ka kënaqur këtë institucion.

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ligjin për “buxhetin e vitit 2017”, madje duke dhënë pëlqimin për hyrjen e menjëhershme në fuqi të tij.

Gjatë diskutimeve të buxhetit në komisione, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Florian Nuri kërkoi një rritje buxheti për Presidencën me 10 milionë lekë për ceremoninë e marrjes së detyrës të presidentit të ri, si dhe 10 milionë lekë të tjera për shpenzime operative.

Pas diskutimeve u vendos që të akordohej vetëm shtesa për shpenzime operative.

Top Channel