Martial s’do largohet nga United

27/12/2016 00:00

Anthony Martial impresionoi që në ditët e para kur u transferua me bujë në “Old Trafford”, por duken të largëta kohët kur bomberi francez entuziazmonte tifozët dhe stafin teknik të Manchester United.

Futbollisti transalpin nuk ka gjetur hapësira nën drejtimin e trajnerit Mourinho dhe përballë kërkesës së tij për më shumë minuta, ka ardhur vetëm pankina.

Së fundmi për Martial u profilizua huazimi në kampionatin spanjoll të futbollit me Sevillan që ka kërkuar shërbimet e lojtarit që në muajin janar.

Futbollisti francez ka humbur vendin e tij titullar në kombëtare dhe trajneri Deshamps e ka kujtuar jo pak herë aktivizimin e pakët të sulmuesit me ngjyrë. Por “djajtë e kuq” duket se do ta refuzojnë mundësinë e huazimit në Andaluzi, duke preferuar një sistemim zyrtar dhe jo rrezikun për ta patur sërish në organikë.

Trajneri i Sevillas, Sampaoli kërkon me ngulm 21-vjeç arin në huazim, një lëvizje që mund të rezultojë me të njëjtin efektivitet si firma me Samir Nasri nga Manchester City.

Top Channel