Suso-Milan, rinovimi çështje kohe

27/12/2016 00:00

Krishtlindjet e këtij viti ishin shumë të veçanta për Suson. Spanjolli fitoi trofeun e parë me Milanin dhe po kalon në një formë të shkëlqyer.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca”, ish-lojtari i Liverpool kujton emocionet e Superkupës.

“Ndaj Juventus ishte një mundësi e artë për të fituar një trofe. Ne i mposhtëm dy herë këtë sezon, ndeshja në ‘San Siro’ ishte më e ekuilibruar, por në Superkupë ne ishim më të mirë”, tha ai.

Për shkak të formës së tij, Milan po mendon për rinvomin, që mesfushori e pranon se janë në bisedime me skuadrën dhe beson se gjithçka do të përfundojë me hedhjen e firmës.

“Jemi duke e diskutuar mundësinë e rinovimit prej dy javësh. Kemi edhe dy ose tre detaje për të zgjidhur, por besoj se nuk do të ketë asnjë problem”, tha Suso.

Spanjolli kujtoi edhe momentin pas derbit ndaj Interit kur Berlusconi kishte zbritur në dhomat e zhveshjes për ta uruar për paraqitjen.

“Herën e fundit që e takova Berlusconin ishte pas derbit ndaj Interit ku shënova dy gola. Ai erdhi në dhomat e zhveshjes dhe më uroi, më tha që kisha luajtur shumë mirë”, tregoi Suso.

Top Channel