Zyrtare, Mavraj tek Hamburgu

27/12/2016 00:00

Skuadra e Hamburgut nuk ka humbur aspak kohë, por i ka veshur menjëherë uniformën e re futbollistit të kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj.

Nëpërmjet një postimi në faqen e internetit, klubi gjerman i Bundesliga ka konfirmuar transferimin e Mavrajt nga Këlni në Hamburg.

“Ky mund të jetë një vendim i papritur për shumë njerëz, por situata me kontratën time te Këlni dhe interesi i madh nga Hamburg, më shtynë të marr këtë vendim”, ishin fjalët e para të Mavrajt në faqen zyrtare të Hamburgut.

“U gëzova shumë për interesin e Hamburgut. Për mua ana njerëzore është shumë e rëndësishme dhe unë dua të mbahem mend jo vetëm si një futbollist i mirë, por edhe si një njeri i mirë. Hamburgu është një klub i madh me një tifozëri të shkëlqyer dhe për mua është ëndërr që të luaj këtu”, vijoi lojtari me origjinë nga Kosova.

30-vjeçari Mavraj ka firmosur kontratën me Hamburgun deri në 30 qershor 2016. Më parë ai ka veshur fanelat e skuadrave të Darmshtad, Bohum, Grojter Fyrth dhe Këln.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel