Italiani i dyshuar si vrasës me pagesë, me celular në burg

27/12/2016 00:00

Italiani Salvatore Letizia, i dyshuar si vrasës me pagesë në vrasjen e trefishtë në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, rrezikon një tjetër dënim nga drejtësia shqiptare.

Përveç procesit për vrasjet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës, Letizia është sërish i pandehur për akuzën e futjes së sendeve të ndaluara në ambientet e paraburgimit.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, Salvatore Letizias i është gjetur në qeli një celular, të cilin e kishte përdorur për disa telefonata me të afërmit e tij në Itali.

Edhe pse Letizia është marrë i pandehur, Prokuroria nuk ka mundur të zbardhë mënyrën sesi i është futur celulari në qeli italianit të dyshuar si një vrasës me pagesë.

Top Channel