Lorela, një klip provokues gjatë 2017-ës?

27/12/2016 00:00

Që nga pjesëmarrja e saj në “The Voice” Lorela Karoshi spikati me zërin e saj të ëmbël e të veçantë. Nga ajo kohë, Lorela e ka zhvilluar karrierën e saj në disa drejtime; klipe, këngë të reja dhe pjesëmarrje në festivale.

E pyetur në programin e mëngjesit Wake Up, nëse do ta bënte një klip provokues për të arritur më shumë klikime në Youtube, Lorela ka thënë duke qeshur:

“Pse jo, do ta bëja një klip të tillë, për të arritur 1 miliardë klikime!”
Në një bilanc për vitin 2016 dhe për karrierën e saj muzikore, Lorela ka thënë se ky ka qenë një vit i ngarkuar dhe i suksesshëm…

“Ka qenë një vit i ngarkuar, me shumë projekte muzikore. Kam publikuar disa bashkëpunime, kryesisht në anglisht, por së fundmi, me pjesëmarrjen në Festivalin e fundvitit i jam rikthyer gjuhës shqipe dhe krijimeve të mia. Nga viti 2017 pres të krijoj sa më shumë muzikë të mirë e të fal dashuri!”,- ka thënë Lorela.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel