Allegri drejt largimit, Juve mendon per Simeonen

27/12/2016 00:00

Dështimi në Katar në sfidën e Superkupës ndaj Milanit ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e Massimilano Allgerit.

Mediat italiane raportojnë se tekniku mund të largohet në fund të këtij sezoni, pavarësisht se kontrata skadon në verën e vitit 2018.

Atmosfera në skuadër nuk duket të jetë shumë e mirë pasi lojtarë si Cuadrado, Manduzik e Dybala janë të pakënaqur me trajnerin nga Livorno.

Juve po mendon për zëvendësimin dhe emrat që po qarkullojnë janë ata të Paulo Sousa, teknikut të Fiorentinës i cili nuk ka raporte të mira me klubin, por edhe ai i Diego Simeones.

Drejtuesit e “zonjës” do të përpiqen që t’ia rrëmbejnë Interit trajnerin argjentinas, duke i ofruar kushte më të mira.

Allegri flitet se mund të marrë drejtimin e Arsenal, në rast se Arsene Wenger vendos të largohet në fund të sezonit.

Top Channel