IFFHS: Simeone, trajneri më i mirë për klube

27/12/2016 00:00

Diego Pablo Simeone është shpallur nga IFFHS (Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit) si “trajneri më i mirë në botë për klube” i vitit 2016.

Me 113 pikë, trajneri i Atletico Madrid la pas Zinedine Zidane (Real Madrid) dhe Claudio Ranieri (Leicester).

Në dhjetëshen e parë ka arritur të futet edhe një trajner anonim si Pitso Mosimane, i Mamelodi Sundowns, skuadër afrikano-jugore.

Vitin e kaluar, ky çmim shkoi për Luis Enrique të Barcelonës.

Dhjetë trajnerët më të mirë për klube sipas IFFHS:

1 – Diego Simeone (Club Atletico de Madrid): 113 pikë
2 – Zinedine Zidane (Real Madrid CF): 108
3 – Claudio Ranieri (FC Leicester): 86
4 – Josep Guardiola (FC Bayern Munich/FC Manchester City): 62
5 – Unai Emery (FC Sevilla/Paris SG): 38
6 – Luis Enrique (FC Barcelona): 24
7 – Jürgen Klopp (FC Liverpool): 16
8 – Mauricio Pochettino (Tottenham Hotspur FC): 15
9 – Massimiliano Allegri (Juventus FC): 6
10 – Pitso Mosimane (Mamelodi Sundowns): 5

Top Channel