Një brazilian për mesfushën e Interit

27/12/2016 00:00

Interi do të përforcojë mesfushën me një lojtar brazilian.

Bëhet fjalë për Lucas Leiva, lojtar i Liverpulit i cili kohët e fundit ka luajtur shumë pak me “The Reds”.

Zikaltrit do e huazojnë 29-vjeçarin, i cili në ato pak minuta që ka luajtur këtë sezon, është përdorur si qendërmbrojtës nga Jurgen Klopp.

Flitet për një huazim pa detyrim blerjeje, që do të thotë se Interi nuk do të paguajë asgjë për të nëse dëshiron ta kthejë në Angli në fund të sezonit.

Tashmë, mjafton vetëm OK i Suningut për këtë operacion, që gjithsesi pritet të vijë shumë shpejt.

Top Channel